Aktualitet

Vrasja e gazetarit grek! Mblidhen videot dhe dëshmitë, kryeministri kërkon takim urgjent me ministrin e mbrojtjes

10 Prill 2021, 09:08 Nga DOSJA
Vrasja e gazetarit grek! Mblidhen videot dhe dëshmitë, kryeministri

GREQI– Kamerat, celularët dhe dëshmitë e dy dëshmitarëve okularë po vëzhgohen nga analistët e vrasjeve për të arritur në zbardhjen e plotë të vrasjes së gazetarit të kronikës së zezë në Greqi George Karavaiz. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar nga Ministri i Mbrojtjes që të këtë një hetim sa më të shpejtë të çështjes.

Takimi do të zhvillohet në orën 10:30 në Pallatin Maximos për të diskutuar në lidhje me vrasjen e gazetarit George Karaivaz. Ndërkohë që sipas ekspertizës, gazetari është qelluar me 10 plumba, 2 në kokë, 6 në gjoks, 1 në qafë dhe 1 në pëllëmbë. Sipas mediave fqinje vrasësit e gazetarit ishin paguar për ta vrarë.

Besohet se krimi lidhet me detyrën e Karaivaz  si gazetar i kronikës e zezë. Dikush që mund te jetë frikësuar me diçka që 46 vjecari  ka publikuar tashmë ose me diçka që po studionte.

Arsyeja e vrasjes së tij mund të fshihet edhe pas raportimeve që gazetari ka bërë kundër policisë ku ngrinte dyshime për përfshirjen e zyrtareve në krime të rënda.

Ngjarja ka lënë një njollë të zezë përsëri mbi lirinë e medias në Greqi, pasi edhe 11 vjet më parë thuajse në të njëjtën mënyrën mënyrë është vrarë Sokratis Golias, një prej pionerëve të gazetarisë investigative në vend. Përgjegjësinë për krimin e rëndë e mori grupi terrorist Sekti Revolucionar, por këto krime po cënojnë lirinë e shtypit. Ngjarja e rëndë ëshët raportuar edhe nga mediat ndërkombëtare të cilat me jehonë kanë kërkuar zbardhjen e krimit makabër. Edhe presidentja e KE-së, Ursula Von Der Leyen, bëri apel për vendosjen e autorëve para drejtësisë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet jorgo karaivaz vritet jorgo karaivaz jorgo karaivaz vritet jorgo karaivaz

Sondazh

Poll