Aktualitet

Bllokimi i fluturimeve të Rinasit, Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë për 3 kontrollorët! Lë në burg Mezinin dhe Fez

10 Prill 2021, 06:59 Nga DOSJA
Bllokimi i fluturimeve të Rinasit, Gjykata e Tiranës jep masën e

TIRANË–Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 3 kontrollorët. Është vendosur arrest shtëpie për Folra Ndrecajn, arrest me burg për Muhin Mezinin dhe Armando Fezgajn.

Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim. Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Arben Mica, ndërsa akuza u përfaqësua nga prokuroret Marjeta Zaimi dhe Lidina Riza.

Avokati i tyre, Rezart Kthupi doli në një deklaratë për gazetarët pasi Gjykata dha masën e sigurisë për tre kontrollorët e AlbControl. Me ironi, ai u shpreh se është një ditë e mrekullueshme ndërkohë që shtoi se kjo çështje do të vijojë më tej.

60 kontrollorë bojkotuan punën dhe prokuroria ka si prova disa mesazhe që tregojnë se 3 të arrestuarit kanë ndikuar mbi kontrollorët për plotësimin e formularëve të paaftësisë në punë. Në bisedat e kryera të tre të arrestuarve, rezulton se Muhin Mezini, me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror ka ushtruar ndikim mbi kontrollorët dhe bashkëpunëtorë të tij akuzohen Flora Ndreca dhe Armando Fezga.

Kontrollorët e kullës ajrore të aeroportit të Rinasit, disa ditë më parë nënshkruan formularin e paaftësisë në punë, duke pretenduan se vuanin nga stresi që u ishte shkaktuar nga shkurtimi i rrogës prej pandemisë. Për më shumë se 48 orë, Shqipëria nuk shënoi asnjë fluturim në zonën e saj ajrore.

Ndërsa për situatën e krijuar policia ka arrestuar tre kontrollorë të trafikut ajror, kreun e sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini, pas kallëzimit në Prokurori nga shoqëria “AlbControl”, si nxitës të bllokimit të punës në Rinas. Ndërkohë që kryeministri ka akuzuar dyshen “Meta&Berisha” se duan të destabilizojnë vendin, ndërsa kreu i shtetit që ditën e protestës ka kërkuar auditim të Albcontrol nga KLSH-ja.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet armando fezga flora ndreca protesta e kontrolloreve ne rinas armando fezga flora ndreca protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll