Operacioni ‘Kompleks’! Policia shemb murin dhe përballet me depon e fshehur, sekuestrohet tjetër arsenal armësh në banes
10 Prill 2021, 10:37Nga DOSJA
TIRANË– Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër arsenal të madh armësh në kryeqytet. Mësohet se depoja me armë të llojeve të ndryshme i përket shtetasit Sokol Xhura. Aksioni është kryer me urdhër të SPAK, rrënjët e të cilit nisin më 9 shkurt të këtij viti, kur iu bë atentat biznesmenit Gjon Mena, në Kamëz.
Kontrolli u krye në ambientet e Sokol Xhurës, ish-ndërmarrja artistike “Migjeni”, pranë ish-oxhakut të kësaj ndërmarrje, në një ambient të izoluar plotësisht me mur. Policia, pasi ka realizuar rrëzimin e murit, ka zbuluar depon e fshehur, ku janë gjetur një arsenal mjaft i madh, armesh të llojeve të ndryshme, kalibrave të ndryshëm, municione luftarake, lëndë plasëse të ndryshme, armë të kalibrave të ndryshëm me dylbi.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me datë 03.03.2021 ka regjistruar procedimin penal nr.52 per veprat penale te “Vrasjes me paramendim”, e kryer për interes, në bashkëpunim në formën e ”Grupit të strukturuar kriminal”, “Shkaterrimi i prones me eksploziv” si dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armeve, armeve shperthyese dhe municionit”, ”Grupit të strukturuar kriminal” vepra penale te parashikuara nga nenet 78/2, 22, 152, 278, 28/4, 333/a dhe 334/1 te Kodit Penal, në ngarkim të personave nën hetim Gj.Cukali, E. Jamaku dhe E. Jamaku. Pas hetimeve të mëtejshme, janë kryer kontrolle dhe ndaluar dhe arrestuar një numër personash për veprat penale të “Trafikimi i armëve dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në kuadër të ”Grupit të strukturuar kriminal’, ”Prodhimi dhe mbajtjes së armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Kanosja”, etj, të parashikuar nga nenet 278/a, 28/4, 333/a, 334/1, 278 dhe 84 të K.Penal.Ky hetim ndiqet në dinamikë me policinë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të PolicisëTiranë.Në datë 09.04.2021, nga ana e prokurorisë së posaçme, është kërkuar Gjykates se Posaçme te Shkalles se Pare për Korrupsionin dhe Krimin te Organizuar, lejimi i kontrollit të ambienteve të të hetuarit në këtë procedim, shtetasit Sokol Xhura, i biri i Ismail-it dhe i Zeliha, i datelindjes 16.03.1978.Mëngjesin e ditës së sotme, nga ana e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është realizuar kontrolli i këtyre ambienteve, në rrugën Xhanfize Keko, ish-ndërmarrja artistike “Migjeni”, pranë ish-oxhakut të kësaj ndërrrmarrje, në një ambient të izoluar plotësisht me mur. Policia gjyqësore, pasi ka realizuar rrëzimin e murit, ka zbuluar depon e fshehur, ku janë gjetur një arsenal mjaft i madh, armesh të llojeve të ndryshme, kalibrave të ndryshëm, municione luftarake, lëndë plasëse të ndryshme, armë të kalibrave të ndryshëm me dylbi, etj. Nga ana e policisë gjyqësore është duke vazhduar dokumentimi me hollësi, i kësaj veprimtarie.Për hollësi të mëtejshme, do të vijojë një komunikatë e detajuar nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
(A.B)/Dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
LEZHË– Sindikata e Shërbimeve Policore paralajmërojnë protestë pasi bëjnë të ditur se iu janë shkelur të drejtat e tyre. Ka qënë kreu i tyre, Valentin Maca...
TIRANË– Qytetarët shqiptarë janë zgjuar ditën e sotme me një thirrje në dyert e banesave të tyre. “Mos ia hapni derën dështimit për të tretën herë!”.Kjo ës...
MAT– Policia e shtetit ka vënë në pranga gjashtë persona për kultivim lëndësh narkotike. Personat janë arrestuar pas kultivimit të 800 rrënjëve kanabisi në 2020...
GREQI– Kamerat, celularët dhe dëshmitë e dy dëshmitarëve okularë po vëzhgohen nga analistët e vrasjeve për të arritur në zbardhjen e plotë të vrasjes së gazetar...
VLORË-Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se ditën e hënë do të vijnë në Shqipëri 7020 doza Pfizer. Teksa ishte e pranishme në Vlo...
FIER– Një 24-vjeçar me iniciale R.C banues në Lazarat ka rënë në prangat e policisë ditën e djeshme pasi u kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshë...
TIRANË– Avokati Rezart Kthupi doli në një deklaratë për gazetarët pasi Gjykata dha masën e sigurisë për tre kontrollorët e AlbControl. Me ironi, ai u...
TIRANË–Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 3 kontrollorët. Është vendosur arrest shtëpie për Folra Ndrecajn, arrest me burg për Muhin Mezi...
PUKË– Një person është arrestuar dhe një tjetër është vënë nën hetim nga ana e Policisë së Pukës. Këta persona dyshohet se iu kishin premtuar para qytetarë...