Bota

Vdekja e Princ Philip/ Harry do jetë i pranishëm në varrim, Meghan refuzon të shkojë, qëndron në SHBA

10 Prill 2021, 06:32 Nga DOSJA
Vdekja e Princ Philip/ Harry do jetë i pranishëm në varrim,

BRITANI– Princ Harry është duke planifikuar kthimin në familjen mbretëre pas vdekjes së Princ Philip.

Ai do të jetë i pranishëm në varrimin e gjyshit të tij, mirëpo bashkëshortja e tij Meghan Markle, e cila është shtatzënë do të qëndrojë në SHBA. Sipas Mirror Princi Harry tashmë ka folur me anëtarët e familjes, Princin Charles, Beatrice dhe Eugenie.

Meghan pritet të qëndrojë në shtëpinë e tyre në Kaliforni pasi është shtatzënë me fëmijën e dytë të çiftit. Nuk dihet nëse ajo ka shprehur dëshirën për të shkuar.

Princi Philip ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 99-vjeçare. Ai ka ndërruar jetë vetëm disa javë pasi u lirua nga një spital i Londrës, ku edhe u trajtua për zemrën, dy muaj para 100-vjetorit të lindjes. Lajmi u konfirmua nga Pallati Buckingham, por nuk kanë bërë me dije asnjë detaj tjetër lidhur me ngjarjen.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota harry meghan markle vdes princi philip harry meghan markle vdes princi philip

Sondazh

Poll