Politike

Meta shpreh ngushëllimet familjes mbretërore për ndarjen nga jeta të Princ Philip: I trishtueshëm lajmi!

10 Prill 2021, 10:35 Nga DOSJA
Meta shpreh ngushëllimet familjes mbretërore për ndarjen nga jeta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të princit Philip. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebok’, Meta shkruan se lajmi është i trishtueshëm mirëpo do të lutet që shpirti i tij të prehet në paqe.

POSTIMI:

I trishtueshëm lajmi i ndarjes nga jeta i Lartësisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut, bashkëshorti i Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabetë dhe një figurë kryesore në familjen mbretërore britanike prej gati shtatë dekadash. Duka i Edinburgut, i qëndroi pranë bashkëshortes gjatë gjithë mbretërimit të saj 69-vjeçar, më i gjati në historinë britanike, duke luajtur një rol kryesor sidomos në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore dhe përkushtuar në veprimtaritë e tij shembullore humanitare. Duke u shprehur ngushëllimet e mia dhe të popullit shqiptar Madhërisë së Saj, Familjes Mbretërore dhe popullin britanik, lutemi që shpirti i Tij të prehet në paqe!

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta vdekja e princ philip ilir meta vdekja e princ philip

Sondazh

Poll