Politike

Rama tha se presidenti shoqërohet me subjekte të OFL, Meta: Mbrëmë ftova Gjiknurin në një darkë! Është vënë nga kryem

10 Prill 2021, 09:18 Nga DOSJA
Rama tha se presidenti shoqërohet me subjekte të OFL, Meta:

FIER– Presidenti Ilir Meta tha ditën e sotme nga Fieri se ka ftuar për një darkë me gazetarët në Vlorë edhe Damian Gjiknurin por ai nuk ka pranuar.

Meta: Së pari unë dje kam pasur një darkë informale me të gjithë gazetarët e Vlorës, në këtë darkë kanë qenë të ftuar dhe zoti Bujar Leskaj, dhe zoti Damian Gjiknuri, të cilin  ftova vetë përmes një telefonate, se shpeshherë është i detyruar nga kryeministri që të shpifë për mua. Darka e djeshme kishte fokus transparencën zgjedhore, që Vlora të jetë një shembull i mbajtjes së zgjedhjeve. Deri në 26 Prill do të jem në Vlorë, ditën dhe natën, duhet ta kenë të qartë se çdo skenar i zi do të jetë i papranueshëm. Ai ka shqetësimin se Ilir Meta përpiqet dhe bën gjithçka për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Me tone të ashpra, Meta i ka kthyer përgjigje kryeministrit duke i thënë se është mësuar që të korruptojë “burra-prostiturta”, por në 25 prill kushdo mund të bëhet kurban, por demokracia kurrë jo.

Ta ketë të qartë se ai është mësuar të korruptojë edhe burra që turpërojnë edhe fjalën prostitutë, që edhe ato nga halli e pamundësitë bëjnë ndonjëherë diçka që kurrë nuk do të donin ta bënin në jetën e tyre. Burra me vese që turpërojnë familjet e tyre, fëmijët e tyre, vendin e tyre por duhet ta dinë që në 25 prill do marr përgjigjen nga vajzat e Vlorës, Fierit, Durrësit, Tiranës e gjithë Shqipërisë e mbi të gjitha nga nënat shqiptare që nuk duan më të jetojnë në shtëpitë e tyre të zbrazura nga fëmijët. o marrë përgjigjen në mënyrë më demokratike dhe më civile më 25 prill nga populli shqiptar. Një gjë është e sigurt më 25 prill kushdo mund të bëhet kurban por demokracia kurrë nuk mund të bëhet kurban”, deklaruar Meta.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta meta ne fier ilir meta meta ne fier

Sondazh

Poll

Politike 9 Prill 2021, 19:52

TIRANË– Ministrja Belinda Balluku ka kometnuar faktin që në të gjitha mediat sot janë publikuar përgjime nga bisedat e shkëmbyera mes kontrollorëve q...

Politike 9 Prill 2021, 19:35

TROPOJË– Kandidati i Partisë Socialiste, Petrit Malaj nuk ka vonuar për të dhënë përgjigjen e tij pasi rivalët i dërguan flamurin e Partisë Demokrati...