Politike

Meta nga Fieri: Fajin na e ka Edi Rama që i shërben mafies ndërkombëtare! Në 25 Prill çdo gjë dhe kushdo mund të bëhet

10 Prill 2021, 09:46 Nga DOSJA
Meta nga Fieri: Fajin na e ka Edi Rama që i shërben mafies

FIER– Presidenti Ilir Meta tha ditën e sotme nga Fieri se fajin e ka Rama pasi i shërben mafias ndërkombëtare. Gjatë fjalës së tij për gazetarët, kreu i shtetit tha se në 25 Prill çdo gjë dhe kushdo mund të bëhet kurban.


DEKLARATA:

Së pari ka pasur vaksina plot në pritje. Ai nuk ka këtë shqetësim. AlbControll ka pasur 10 muaj që ka bërë kërkesë. Marrjen e ushtrisë e bëri për të treguar se mund të bëjë çdo gjë. Në zgjedhjet e vitit 2017 Ilir Meta nuk ishte president. Tani Ilir Meta është president. Presidenti është ushtari i parë i Republikës. Mos të provokojë Vlorën. Ai është mësuar të korruptojë burra që turpërojnë edhe fjalën nga hallet dhe pamundësitë, burrat me vese që turpërojnë familjet e tyre por duhet ta dijë që më 25 Prill do e marrë përgjigjen nga vajzat dhe nënat shqiptare që nuk duan më të jetojnë në një vend të mrekullueshëm me qytetarët e botës që kërkon të sjellë Edi Rama dhe kërkon t’i largojë prapë pasi të mësojnë gjuhën shqipe, për të cilën jemi krenarë. Fajin na e ka Edi Rama që i shërben mafies ndërkombëtare. Në 25 Prill çdo gjë dhe kushdo mund të bëhet kurban. Presidenca do jetë kudo por në radhë të parë në Vlorë, se është qendër e gjithë shqiptarëve dhe meriton të japë shembullin e standarteve të zgjedhjeve”, tha Meta.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike 25 prill 2021 edi rama meta ne fier 25 prill 2021 edi rama meta ne fier

Sondazh

Poll

Politike 9 Prill 2021, 19:52

TIRANË– Ministrja Belinda Balluku ka kometnuar faktin që në të gjitha mediat sot janë publikuar përgjime nga bisedat e shkëmbyera mes kontrollorëve q...