Politike

Rama: Ilir Meta është kandidat zyrtar i partisë së tij, vjen në Vlorë me subjekte të OFL-së! Lajmi i fundit është që

10 Prill 2021, 07:55 Nga DOSJA
Rama: Ilir Meta është kandidat zyrtar i partisë së tij, vjen

VLORË– Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Vlorë, aty ku do të ndjekë më nga afër procesin e vaksinimit. Për gazetarët e pranishëm ai është shprehur se procesi do të vijojë ndërkohë që nuk i kurseu as deklaratat për Metën. Kreu i qeverisë tha se Meta është kandidat i partisë së tij, e se vjen në Vlorë me subjekte të OFL-së.

“Presidenti ka…ose më saktë Ilir Meta tani është kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë. S’ka asnjë problem, natyrisht që ai bën një fushatë atipike skutave me subjekte te ofl i shoqëruar me gjykatës e prokurorë që janë nxjerrë jashtë nga procesi i vettingut dhe ëndërrojnë revanshin nepermjet Saliut dhe Ilirit qe qellim kryesor te revanshit kane rimarrjen në duar të drejtësisë, zhytjen e drejtësisë në llumin e të shkuarës.Ilir Meta shpërndan dekorata, tani lajmi i fundit është që do dekorojë edhe floktoren në Vlorë nuk e di kujt do t’i bjerë, por në rast se parukierja jote s’do dekorohet sot thuaj nga ana ime se këto janë thjesht teneqe të shpërndara për arsyet që diskutojmë dhe përvec shpërndarjes së teneqeve presidenti ofron dhe divergjenca si përshembull nxjerren nga burgu të vëllait të x dhe kunatit të y. Por besoj se këto gjera do jenë të mjaftueshme për vlonjatët për t’ja dhënë dërrmën këtyre forcave krejtësisht në kundërta me historinë që ne po bëjmë bashkë e ne 25 prill te vazhdojme punen”, u shpreh Rama mes të tjerave.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta rama ne vlore zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta rama ne vlore zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 9 Prill 2021, 19:52

TIRANË– Ministrja Belinda Balluku ka kometnuar faktin që në të gjitha mediat sot janë publikuar përgjime nga bisedat e shkëmbyera mes kontrollorëve q...

Politike 9 Prill 2021, 19:35

TROPOJË– Kandidati i Partisë Socialiste, Petrit Malaj nuk ka vonuar për të dhënë përgjigjen e tij pasi rivalët i dërguan flamurin e Partisë Demokrati...