Politike

‘Rama premtoi numër të ulët punonjësish në administratë’, Basha: S’mbajti fjalën, numri u rrit për qëllim

10 Prill 2021, 06:55 Nga DOSJA
‘Rama premtoi numër të ulët punonjësish në

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë në ‘instastory’ disa postime duke akuzuar qeverinë Rama për premtime të pambajtura. Ai shkruan se Rama premtoi administratë publike me numër të vogël punonjësish, por nuk e ka mbajtur këtë premtim.

Basha shkruan se për qëllime elektorale numri i të punësuarve në administratën publike ka arritur shifrën rekord prej 182.5 mijë personash.

“Rama premtoi një administratë publike efikase dhe me numër të vogël punonjësish. A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigja jo.Për qëllime elektorale, numri i të punësuarve në administratën publike arriti shifrën rekord prej 182.5 mijë persona. Fryrja e administratës për qëllime elektorale rëndon edhe më shumë qytetarët shqiptarë”, shkruan Basha.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 9 Prill 2021, 19:52

TIRANË– Ministrja Belinda Balluku ka kometnuar faktin që në të gjitha mediat sot janë publikuar përgjime nga bisedat e shkëmbyera mes kontrollorëve q...

Politike 9 Prill 2021, 19:35

TROPOJË– Kandidati i Partisë Socialiste, Petrit Malaj nuk ka vonuar për të dhënë përgjigjen e tij pasi rivalët i dërguan flamurin e Partisë Demokrati...