Bota

DEA operacion në Maqedoninë e Veriut, arreston oficerin e lartë të policisë me 800 mijë euro drogë nga Shqipëria

9 Prill 2021, 16:57 Nga DOSJA
DEA operacion në Maqedoninë e Veriut, arreston oficerin e lartë

MAQEDONIA E VERIUT- Agjencia Amerikane kundër luftës së Narkotikëve, (DEA) ka zhvilluar një operacion në Maqedoninë e Veriut, ku ka arrestuar një oficer të lartë policie. Oficerit të policisë i janë gjendur rreth 800 mijë euro marjuanë. Sipas burimeve droga që është kapur në Maqedoninë e Veriut vinte nga Shqipëria. Ministri i Punëve të Jashtme maqedonas, Oliver Spasovski ka shkruar në Facebook se Maqedonia e Veriut së bashku me DEA-në do të vazhdojnë luftën kundër krimit.

“Në një operacion të madh policor së bashku me Agjencinë Amerikane për Luftë Kundër Trafikantëve të Drogës – DEA, është konfiskuar drogë me vlerë mbi 800,000 euro, si dhe është arrestuar një oficer i lartë policie. Ne vazhdojmë së bashku me partnerët tanë strategjikë në luftën pa kriter kundër krimit”, shkroi Spasovski në Facebook.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora dea oliver spasovski dea oliver spasovski

Sondazh

Poll

Bota 9 Prill 2021, 13:46

Vaksinohet kundër covid-19 edhe Britney Spears

SHBA-Britney Spears dhe i dashuri i saj Aam Asghari, nëpërmjet një vieo në instagram kanë njoftuar që sapo kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19.K...