Bota

Emocionuese bebja lind para uljes së avionit në Sudan

9 Prill 2021, 15:39 Nga DOSJA
Emocionuese bebja lind para uljes së avionit në Sudan

SUDAN- Kultumah Mohammed, vajza 27-vjeçare ishte në fluturimin nga N’Djamena, në Kanada, drejt Kairos në Egjipt, kur kuptoi se bebes i erdhi momenti për të lindur.

Sipas Metro, ekuipazhi i linjave ‘Egypt Air’ tentoi të bënte ulje emergjence në Aswan, rreth 500 milje në jug të Kairos, por bebja lindi para uljes së avionit në tokë, teksa avioni ishte ende duke fluturuar mbi Sudan. Për fat studentja e mjekësisë Laila Mohamed Abou Bakr ishte gjithashtu në avion dhe ndihmoi në lindjen e bebes, me ndihmën e stjuardesave.

Linjat ajrore thonin në një deklaratë: “Për çështjen u ndoqën të gjitha procedurat e sigurisë së pasagjerëve dhe në bashkëpunim me studenten e mjekësisë u realizua lindja në fluturim”.

Disa foto emocionuese ishin shpërndarë më pas të ekuipazhin me veshje mbrojtëse që të voglin e sapolindur në një batanije blu.

(M.P/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota bebia lind ne avion kultumah mohammed lalia mohamed abou bakr bebia lind ne avion kultumah mohammed lalia mohamed abou bakr

Sondazh

Poll

Bota 9 Prill 2021, 13:46

Vaksinohet kundër covid-19 edhe Britney Spears

SHBA-Britney Spears dhe i dashuri i saj Aam Asghari, nëpërmjet një vieo në instagram kanë njoftuar që sapo kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19.K...