Bota

Zyra e Presidencës i përgjigjet Petar Petkovicit për deklaratat lidhur me kishat serbe në Kosovë

9 Prill 2021, 14:26 Nga DOSJA
Zyra e Presidencës i përgjigjet Petar Petkovicit për deklaratat

KOSOVË– Shefi i Zyrës së Presidencës, Blerim Vela ka reaguar ndaj një deklarate të drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic se një numër i madh i kishave serbe në Kosovë kanë qenë të ekspozuara nga “sulmet dhe përdhosjet”.

Vela përmes Twitterit ka thënë se zyrtarët e Serbisë po vazhdojnë fushatën e tyre dezinformuese.

Sipas tij, këto pretendime të pabaza vetëm i rrisin tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Zyrtarët e Serbisë vazhdojnë fushatën e tyre dezinformuese me pretendime të pabaza, të cilat vetëm rrisin tensionet ndërmjet vendeve tona. #Kosova ka një histori të dëshmuar prej shekujsh të harmonisë ndërfetare dhe është e përkushtuar për të mbrojtur trashëgiminë e saj kulturore / fetare”,- ka shkruar Vela.

Petkoviq kishte thënë se “Sulmet në tempujt tanë janë të drejtuara tek dëbimi i serbëve nga vendet tona qindra vjeçare, duke fshirë të kaluarën dhe shpirtëroren, në mënyrë që të shkatërrojnë çdo gjurmë të historisë së popullit serb”.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora blerim vela petar petkoviç blerim vela petar petkoviç

Sondazh

Poll

Bota 9 Prill 2021, 13:46

Vaksinohet kundër covid-19 edhe Britney Spears

SHBA-Britney Spears dhe i dashuri i saj Aam Asghari, nëpërmjet një vieo në instagram kanë njoftuar që sapo kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19.K...