Bota

Protesta e ‘veçantë’ e restorantit në Prishtinë bëhet lajm në gjithë botën

9 Prill 2021, 13:56 Nga DOSJA
Protesta e ‘veçantë’ e restorantit në

KOSOVË– Një protestë e zhvilluar nga një restorant në Prishtinë u bë lajm në të gjithë botën.

Mënyra e veçantë e kësaj proteste, tërhoqi vëmendjen edhe të mediave botërore.

Rrjeti evropian i televizionit, EuroNews, ka shkruar një artikull për këtë protestë, dukë thënë se pronari kosovar i restorantit, Petrit Kllokoqi po mban protestën e heshtur në emër të të gjitha restoranteve, për shkak të masave anti-COVID që ka marrë Qeveria e Kosovës.

“Petrit Kllokoqi, pronari i restorantit Bagolina në kryeqytetin e Prishtinës ka mbushur karriget e tij me manekina të veshura, ku duken se janë duke ngrënë mëngjes dhe drekë, të kompletuar me menu dhe shishe verë. Kllokoqi, i cili është kryetari i Shoqatës Kosovare të Gastronomisë, thotë se ai po mban protestën e heshtur në emër të të gjitha restoranteve”,- thuhet në artikullin e tyre.

Po ashtu, këtij artikulli ia kanë bashkangjitur edhe videon e protestës.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës që nga data 7 prill ka mbyllur gastronominë dhe të gjitha qendrat tregtare për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove petrit kllokoqi koronavirusi ne kosove petrit kllokoqi

Sondazh

Poll

Bota 9 Prill 2021, 13:46

Vaksinohet kundër covid-19 edhe Britney Spears

SHBA-Britney Spears dhe i dashuri i saj Aam Asghari, nëpërmjet një vieo në instagram kanë njoftuar që sapo kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19.K...

Bota 9 Prill 2021, 11:05

PRISHTINË- Një ide gjeniale i ka ardhur pronarit të një lokali në Kosovë i cili në shenjë proteste për të ndërgjegjësuar autoritetet për të rihapur baret d...