Bota

Petkovic takon patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, pretendojnë se kishat në Kosovë po sulmohen

9 Prill 2021, 14:22 Nga DOSJA
Petkovic takon patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, pretendojnë se

KOSOVË– Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic është takuar dje me patriarkun serb, Porfirio lidhur me situatën në Kosovë dhe mbrojtjen e rinovimin e kishave ortodokse serbe.

Petar Petkovic ka thënë se një numër i madh i kishave serbe në Kosovë kanë qenë të ekspozuara nga “sulmet dhe përdhosjet”.

“Sulmet në tempujt tanë janë të drejtuara tek dëbimi i serbëve nga vendet tona qindra vjeçare, duke fshirë të kaluarën dhe shpirtëroren, në mënyrë që të shkatërrojnë çdo gjurmë të historisë së popullit serb”,- tha Petkovic.

Sipas Express, Petkovic dhe patriarku Porfirio kanë biseduar edhe për bashkëpunimin e ngushtë mes Kishës Ortodokse Serbe dhe Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë lidhur me renovimin e kishtës së dëmtuar në Prizren.

Petkovic ka informuar patriarkun për procesin e imunizimit kundër COVID-19 të serbëve në Kosovë dhe organizimin nga Zyra e tij për të lehtësuar procesin e vaksinimit të tyre.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora petar petkoviç porfirio petar petkoviç porfirio

Sondazh

Poll

Bota 9 Prill 2021, 13:46

Vaksinohet kundër covid-19 edhe Britney Spears

SHBA-Britney Spears dhe i dashuri i saj Aam Asghari, nëpërmjet një vieo në instagram kanë njoftuar që sapo kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19.K...