Politike

“Merrni dhe drejtorët me vete”/ E ftoi në Vlorë, Gjiknuri i përgjigjet Metës: Eja te miku jot Çim Selami, të të jap

9 Prill 2021, 16:26 Nga DOSJA
“Merrni dhe drejtorët me vete”/ E ftoi në Vlorë,

VLORË– Ish-ministri dhe deputeti Damian Gjiknuri i është përgjigjur thirrjeve të Presidentit Ilir Meta, i cili në shumë dalje publike e ka ftuar atë në Vlorë. Në një intervistë në “6Plus1 Vlora”, Gjiknuri tha se e pranon ftesën e Metës.

Madje shtoi se do të ishte shumë mirë që të takoheshin tek Kuz Baba dhe se do t’i ofrojë një drekë tek Çim Selami që sipas Gjiknurit ka qenë miku i Metës.

“Presidenti i Republikës, siç duket nga halli që nuk po gjen dot veten LSI në Vlorë, po i shpeshton vizitat e tij, ditën dhe natën. E di vet ai shumë mirë me kë takohet. Edhe ne e dimë shumë mirë. Më vjen keq sepse unë kam respekt për institucionin e Presidentit dhe nuk mund të ulet deri në këtë nivel për të kërkuar vota. Vlonjatët tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Sa për aeroportin, Presidenti si një qytetar i lirë nesër do ketë mundësi të zbresë në aeroportin e ri të Vlorës. Them si qytetar i lirë sepse atëherë nuk do të jetë më President. Përsa i përket deklaratave të tjera, unë i bëj thirrje Presidentit të mos i ngacmojë qytetarët vlonjat. Mos i shiko vlonjatët si mish për top, mos i shiko si një fuçi baruti që dikush do ti hedhi shkrepësen dhe ata do të dalin. Ai mendon se vlonjatët janë njerëz të ashpër dhe mezi presin të bëjnë ndonjë rrëmujë. Vlonjatët në fakt janë njerëz që duan qetësi, duan qytetari. Edhe po të shikoni fushatën ne nuk shajmë njëri-tjetrin, ne kemi një klimë të qetë dhe nuk na duhen këta që vijnë nga Tirana dhe hedhin zjarr këtu sepse nuk kemi nevojë. Presidenti le të gjejë veten e tij. Kur të jetë si qytetar i lirë pastaj le të vijë të hajë dhe një drekë Kuz Baba. Pas zgjedhjeve le të vijë në Kuzumbaba tek miku i tij Çim Selami, se dikur e ka pasur mik dhe do ti ofroj një drekë aty,”- tha Gjiknuri ndë rtë tjera.

Kjo përgjigje ka ardhur pas thirrjeve publike të Metës. Kryeministri Edi Rama e ka akuzuar publikisht Kreun e Shtetit se takohet natën me subjekte të OFL-së në Vlorë. Në përgjigjen e tij Meta bëri dhe një ftesë për Ramën, të cilit i tha se mund ta marrë edhe Gjiknurin me vete apo drejtorët e tij e ta takonte në Vlorë, pasi ai nuk kishte asgjë për të fshehur.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike damian gjiknuri ilir meta damian gjiknuri ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 9 Prill 2021, 15:50

Pjesë nga biseda:Evis Kushi: Alo!Edi Rama: O zyshe po ku je mi zyshe se ngela tu i ra telefonit?! Ku je?Evis Kushi: Jam në terren, në fushat. Intensivisht.Edi ...