Politike

9 Prill 2021, 15:50 Nga DOSJA


Pjesë nga biseda:

Evis Kushi: Alo!

Edi Rama: O zyshe po ku je mi zyshe se ngela tu i ra telefonit?! Ku je?

Evis Kushi: Jam në terren, në fushat. Intensivisht.

Edi Rama: Si shkojnë punët?

Evis Kushi: Elbasani mirë, situata është mire. Ne jemi çdo ditë në takime me qytetarë e pensionistë. Mezi po e presin ditën e votimit. Kam besim se do jetë frytdhënëse edhe këtë herë. Ndihet optizmizmi mbështetja më shumë se herët e tjera.,,,

Edi Rama: Ashtu e? Edhe unë këtë ndjesi kam, ato sondazhet janë fantastike në Elbasan, por s’duhet të merremi me sondazhet, por me njerëzit.

Evis Kushi: Po po me njerëzit, shumë duan të na bashkohen, por ne respektojmë masat. Shumë duan të na bashkohen por ne jemi striktë për rregullat dhe këtë gjë. Madje dhe tek të djathtët trokasim dhe na e hapin derën e na përgjigjen

Edi Rama: Ç’a thonë?

Evis Kushi: Një pjesë janë larguar prej tyre, pjesa tjetër diskutojnë, kërkojnë….

Edi Rama: Alo…

Evis Kushi: Alo…

Edi Rama: Jam këtu në për kthesa dhe po shkoj në fund në jug…çfarë po thoje

Evis kushi: Po thoja që njerëzit nuk duan të kthehen më pas, edhe njerëzit e kanë kuptuar se çfarë rrëmuje ka shkatuar ajo e aeroportit.

Edi Rama: Ishte çmenduri e vërtetë po njerëzt duhet ta kenë parasysh se ata janë po ata janë antishtet. Ja ku e pamë, ja…ajo është mënyra se si ata i qasen shtetit

Evis Kushi: Edhe mësuesit e kanë të qartë ç’a do të thotë të kthehesh pas se do rrezikonin meritokracinë që ndërtuam. Janë të kënaqur edhe prindërit e tyre janë të kënaqur. Çdo herë që i takoj janë mirënjohës edhe për portalin ‘Mësues për Shqipërinë’.

Edi Rama: Po edhën ata fillon nga e para, kush je ti ik, ça tesere ke, ik se do vi ky do vi ai i di ti ata unë. Po këta xhagajdurët e presidentit ç’a bëjnë?

Evis Kushi: Një pjesë e LSI na bashkohen ne në fushatë, një pjesë shkojnë edhe te PD, të them të vërtetën.

Edi Rama: Janë ata që i kanë marrë, i kanë rekrutuar me vende pune.

Evis Kushi: Një pjesë e kanë kuptuar se s’kanë ç’a presin më nga LSI.

Edi Rama: Nejse, kujdes dhe ki parasysh metodat e tyre në ditët e fundit. Dihet ajo punë. Tamam, bërtet hajduti kapni hajdutin do i presim duart atyre që vjedhin vota i bie të dalin pa duar ai e të gjithë ata.

Evis Kushi: Njerëzit e lagjes kala po e presin me padurim restaurimin.

Edi Rama: Do e bëjmë patjetër se kemi ministren e Arsimit nga kalaja….do e bëjmë se ma ke nxirë jetën mo xhan po s’kemi pasur mundësi t’i bëjmë të gjitha përnjëherë.

Evis Kushi: Projeti është….Është kalaja e historisë, e bashkëjetesës fetare.

Edi Rama: Ma ke nxirë jetën me atë kalanë do ta bëjmë patjetër….Pa diskutim. Kalaja të mbështesë gocën e vetë dhe ne mbështesim kalanë bashkë me gocën. Ç’a të them unë tani?

Evis Kushi: Kam dhe një kërkesë nga qytetarët, se kanë merakun e orës policore më thonë në takime të zgjatet deri në 9 ose deri në 10 për Muajin e Ramazanit sidomos, ta rishikojë pak komiteti teknik.

Edi Rama: Kam bërë një kërkesë se atyre nuk u flitet kollaj. Një kërkesë me një arsyetim ua kemi bërë. Të shohim çfarë do thonë tani.

Evis Kushi: Ndoshta dhe me procesin e vaksinimit se po ecën shumë mirë

Edi Rama: E di, e di…por vaksinimi me distancën se…alo, të humba më duket, alo…alo. Mirë zysha flasim më vonë atëherë.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll