Politike

Rama sulmon sërish Metën: Bën fushatë skutave në Vlorë me subjektet e OFL-së, u premton se do tu nxjerrë njerëzit nga b

9 Prill 2021, 13:41 Nga DOSJA
Rama sulmon sërish Metën: Bën fushatë skutave në

SARANDË– Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Presidentin Ilir Meta. I pranishëm në një takim elektoral në Sarandë, Rama e quajti Metën kandidatin informal të Opozitës në Vlorë, të cilin e akuzoi për të disatën herë se takohet skutave me subjektet e Operacionit Forca e ligjit (OFL).

Sipas Ramës, Meta madje u ka premtuar subjekteve të OFL-së që do tu nxjerrë njerëzit nga burgu, bashkë me Prorkurorë e gjyqtarë të përjashtuar nga Vettingu.

“Saliu dhe Partia e tij me një kryetar është një kukull. Një kukull që kurdiset dhe nga Ilir Meta që fatkeqësisht është Presidenti i vendit. Që siç tha Damiani ka vendosur informalisht kandidaturën në Vlorë, ka vendosur kandidaturën dhe e zhvillon fushatën skutave me subjektet e OFL-së, premton lart e poshtë se do tu nxjerrë njerëzit nga burgu atyre që cilëve u kërkon mbështetje. Mbledh këtu bashkë me atë Leskon që është fuçia e rakisë dhe fatkeqësia e madhe që i ka rënë Vlorës, dhe prokurorë e gjykatës që i ka goditur Vettingu. Janë mbledhur dhe ecin si një kope hienash dhe futen zgëqeve,”– tha Rama.

LAJM KRYESOR: Rama sulmon Metën nga Saranda: U premton subjekteve të OFL-së se do u nxjerrë njerëzit nga burgu, kandidati i PD-së ka në dorë letrat e pronave të grabitura me shantazhe në Vlorë. Basha, kryetari që fle gjumë

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll