Politike

Paloka takim me banorët në “Sektorin Rinia” në Durrës: Po arnojnë rrugët dhe pickojnë kanalet me eskavator, për t’

9 Prill 2021, 14:48 Nga DOSJA
Paloka takim me banorët në “Sektorin Rinia” në

TIRANË- Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës Edi Paloka ka zhvilluar takimin e radhës me banorë të zonës së “Sektor Rinia” ku komunikoi me qytetarët mbi problematikat e infrastrukturës së zonës.

“Unë zgjodha që të kem këtë zonë në përgjegjësinë time për këto zgjedhje dhe sigurisht për këto 4 vite që vijnë. Në 8 vite më mirë se ju nuk e din askush se çfarë ka bërë kjo qeveri. Tani po arnojnë rrugën dhe me një eskavator të vogël po pickojnë kanalin për të gënjyer njerëzit. Ajo rrugë në 8 vite do ishte bërë shumë herë, por tani duan t’u hedhin hi syve njerëzve”,– tha Paloka.

Ai gjithashtu prezantoi disa pika të planit të PD-së, një plan i mirëmenduar nga ekspertë të huaj dhe shqiptarë. Ai e cilësoi programin e qeverisë Rama, pa fantazi ku vetëm premtohen projekte 3D.

“Ne kemi një program jo si ai i Ramës, që lëshon disa tullumbaca. Në vend të na i zgjidhin problemet, ata bëhen vetë problemi. Janë me qindra dhe mijëra socialist që kërkojnë largimin e tij një orë e më parë. Dhe ata kalojnë në të njëjtën rrugë si ju”,- tha Paloka.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi paloka zgjedhjet 25 prill 2021 edi paloka zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll