Politike

AKUZA E FORTË/ Rama: Një person në listën e PD-së së Vlorës ka letrat e pronave të grabitura me shantazhe, mijë e mijë

9 Prill 2021, 13:58 Nga DOSJA
AKUZA E FORTË/ Rama: Një person në listën e PD-së

SARANDË– Kryeministri Edi Rama ka akuzuar një kandidat në listën e Partisë Demokratike të Vlorës se ka në duar letrat e mijëra hektarëve tokë në Vlorë.

I pranishëm në një takim elektoral në Sarandë, Rama, pa përmendur emër, tha se personi në fjalë ka në duar letra e miëjra hektarëve tokë që pronarët e vërtetë kanë hequr picirin për t’i marrë. 

“Keni parë një personazh në atë listë që nuk banon në Vlorë por ka një lidhje të fortë më këtë qark, ka letrat e pronave të grabitura me shantazhe, të grabitura me lidhje të shkurtra me pushtetin e Saliut, mijëra e mijëra nga ato hektarët që njerëzit autoktonë kanë hequr picirin për t’i marrë dhe ndërkohë që hiqnin picirin janë detyruar rëndom tua shesin zarbove të ardhur nga Tirana. Çuditërisht shfaqen pronarë emra dhe mbiemra që nuk lidhje me këtë trevë, shfaqen si autoktonë. Nuk ka asnjë mundësi që të përsërisësh të njëjtën gjë dhe të presësh një rezultat tjtetër, je budalla po e bëre këtë. Të përsërisësh eksperimentin e zgjedhjes së atyre që janë bërë bashkë do të thotë të kthehesh mbrapa,”- tha Rama ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Rama sulmon Metën nga Saranda: U premton subjekteve të OFL-së se do u nxjerrë njerëzit nga burgu, kandidati i PD-së ka në dorë letrat e pronave të grabitura me shantazhe në Vlorë. Basha, kryetari që fle gjumë

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll