Bota

Udhëheqësit botërorë shprehin ngushëllimet e tyre ndaj vdekjes së Princ Philip

9 Prill 2021, 13:14 Nga DOSJA
Udhëheqësit botërorë shprehin ngushëllimet e tyre ndaj

BRITANI– Udhëheqësit botërorë i kanë dërguar ngushëllimet e tyre Familjes Mbretërore dhe po ndajnë kujtimet e tyre për Dukën e Edinburgut.

Princi Philip, burri i Mbretëreshës Elizabeth II, vdiq në moshën 99 vjeç, njoftoi Pallati Buckingham.

Duka shoqëroi Mbretëreshën gjatë qindra vizitave jashtë shtetit.

“Ai mishëronte një brez që nuk do ta shohim më kurrë,”– tha Kryeministri Australian Scott Morrison në një deklaratë.

Ish udhëheqësja e vendit, Julia Gillard, tha se ndërsa duka kishte qenë “një njeri me detyrë, ai kishte një ndjenjë argëtimi”.

Mbreti Philippe i Belgjikës i dërgoi një mesazh privat Mbretëreshës dhe tha se shpresonte të fliste me Madhështinë e saj personalisht kur ishte e mundur.

“Me të vërtetë i pikëlluar nga humbja e Princit Philip, i cili e bëri Maltën shtëpinë e tij dhe u kthye kaq shpesh këtu. Populli ynë do ta ruajë gjithnjë kujtesën e tij,” shkroi Kryeministri i Maltës , Robert Abela.

“Në këtë orë të humbjes së madhe, mendimet dhe lutjet e mia janë me ju dhe njerëzit e Mbretërisë së Bashkuar,“- i shkroi Mbretëreshës Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota julia gillard scott morrison vdes princi philip julia gillard scott morrison vdes princi philip

Sondazh

Poll

Bota 9 Prill 2021, 11:05

PRISHTINË- Një ide gjeniale i ka ardhur pronarit të një lokali në Kosovë i cili në shenjë proteste për të ndërgjegjësuar autoritetet për të rihapur baret d...