Politike

Vdekja e princit Philip! Shqipëria ngushëllon “me vrap”, Xhaçka s’i lë radhë princit Leka, i çon mesazh

9 Prill 2021, 12:35 Nga DOSJA
Vdekja e princit Philip! Shqipëria ngushëllon “me vrap”,

TIRANË– Ditën e sotme, princi Philip ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare. Ndarja e tij nga jeta ka marrë vëmendjen e të gjithë botës, duke nisur menjëherë edhe mesazhet e ngushëllimit për të venë e tij, mbretëreshën Elisabeth II. Sigurisht që mesazhi nuk mungoi as nga Shqipëria…

Besoj që menduat se është familja mbretërore… Epo jo! Për të ngushëlluar në Britaninë e Madhe, ka dërguar një mesazh kryediplomatja, Olta Xhaçka. Kjo e fundit shkruan: Ngushëllimet më të thella për madhërinë e saj Mbretëreshë dhe Familjen Mbretërore për vdekjen e Lartmadhërisë së Tij Princit Philip, Duka i Edinburgut. Mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e ‘Commonwealth’ në këtë ditë të trishtuar!

Tani meqë i paska mbyllur Xhaçka këto “sebepe”, nuk ka më nevojë as nga Princi Leka II që të dërgojë ndonjë mesazh. Ka menduar qeveria për të gjitha. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike vdes princi philip vdes princi philip

Sondazh

Poll