Politike

Greva e Rinasit/ Balluku: Plani i pengmarrjes dështoi, kontrollorët e Albcontrol janë në krye të detyrës

9 Prill 2021, 09:39 Nga DOSJA
Greva e Rinasit/ Balluku: Plani i pengmarrjes dështoi, kontrollorët e

TIRANË– Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka dhënë lajmin se një pjesë e kontrollorëve të kullës së vrojtimit në aeroportin e Rinasit janë rikthyer në detyrë. 

Me anë të një statusi në Tëitter, ajo shkruan se plani i pengmarrjes ka dështuar dhe se drejtësia do të zbardhë deri në fund çfarë ka ndodhur në grevën e punonjësve.

Albcontrol në normalitet të plotë. Kontrollorët e kthyer në përgjigje të apelit tonë jane në krye të detyrës. Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë. Plani i pengmarrjes dështoi,”-shkruan Balluku.

Sot në Rinas kanë nisur fluturimet e para pas pezullimit 2 ditor që u bë për shkak të grevës së kontrollorëve, të cilët firmosën paaftësinë e përkohshme për punë, ndërkohë që kërkuan rikthimin e pagës së tyre në normalitet.

Dje, kontrollorë erdhën nga Turqia dhe nga Greqia, ndërsa sot një pjesë e tyre janë larguar pas rikthimit të shqiptarëve në krye të detyrës. I gjithë bllokimi ndodhi ditën e mërkurë në orët e para të mëngjesit. Për situatën e krijuar policia ka arrestuar tre kontrollorë të trafikut ajror, kreun e sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini, pas kallëzimit në Prokurori nga shoqëria “AlbControl”, si nxitës të bllokimit të punës në Rinas.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike belinda balluku rinisin fluturime ne rinas belinda balluku rinisin fluturime ne rinas

Sondazh

Poll