Politike

LSI denoncon në KQZ zyrtarët e administratës: Morën pjesë në takimet elektorale të kandidatëve të PS

9 Prill 2021, 10:26 Nga DOSJA
LSI denoncon në KQZ zyrtarët e administratës: Morën

TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim e Qarkut të Vlorës ka denoncuar në KQZ, tre zyrtarë të administratës publike, duke i akuzuar se kanë shkelur ligjin duke marrë pjesë në takimet elektorale të kandidatëve të Partisë Socialiste.

Janë denoncuar në KQZ Anjeza Shiko, drejtoresha e Tatim Taksave në Bashkinë e Vlorës, Francesko Mucaj, drejtor i Shërbimit të Provës në Vlorë dhe Klajdi Myzaferi në pozicionin e Drejtorit të Formimit Profesional në Zyrën e Punës.

Sipas LSI-së, Anjeza Shiko ka qenë e pranishme në një veprimtari të një kandidati për deputet të PS, që sipas tyre është në kundërshtim me vendimin e KQZ. Po ashtu LSi thotë se më 5 prill, Francesko Mucaj ka marrë pjesë në një veprimtari publike të kandidates së PS-së, Pranvera Resulaj.

Sipas LSI, rezulton se edhe Klajdi Myzaferi ka qenë pjesëmarrës në një veprimtari më datë 7 prill dhe se foto e kësaj veprimtari është postuar në Facebook nga PS Vlorë-Rajoni 5.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lsi lsi

Sondazh

Poll