Politike

“Ti kanis, kala?”/ Rama takim me minoritarët në Finiq, bën ‘namin’ për kafe: Ça është kjo? As hile greke nuk quhe

9 Prill 2021, 10:13 Nga DOSJA
“Ti kanis, kala?”/ Rama takim me minoritarët në Finiq,

SARANDË–  Kryeministri Edi Rama ka takuar përfaqësues të komunitetit minoritarë grek në fshatin Finiq. Bisedën, Rama e ka nisur me disa fjalë përshëndetëse greke, ndërsa ka kërkuar me ngulm kafen nga pronari i biznesit. I vënë në siklet, pronari i biznesit është munduar që të justifikohet, por kreu i qeverisë nuk ka pranuar asgjë.


PJESË NGA BISEDA:

Rama: Ti kanis, kala?
Biznesmeni: Kala! Faleminderit për vizitën, besoj që kjo kafeja do të na shërbejë për të zgjidhur problematikat.
Rama: Kafja jote… se e imja nuk ka ardhur. Ça është kjo se kjo as hile greke nuk quhet.
Biznesmeni: Unë e kisha me vete.
Rama: Po, edhe pastaj. Më fal, Kristaq. E sheh ia la atij, e kemi nga Përmeti tha. E hëngerën përmetarët e shkretë.
Biznesmeni: Ishte një diskutim…
Rama: Po ku po e bënit? Andej nga kali i Trojës?
Biznesmeni: Të presim kafenë?
Rama: Besoj që do vijë kafeja. Me gjithë këtë zhurmë që bëmë ne.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne finiq edi rama edi rama ne finiq

Sondazh

Poll