Politike

Identifikimi elektronik, pajisja që garanton votim të sigurt

9 Prill 2021, 09:39 Nga DOSJA
Identifikimi elektronik, pajisja që garanton votim të sigurt

Për herë të parë në Shqipëri, në zgjedhjet e 25 prillit, qytetarët do të kenë mundësi të identifikohen elektronikisht.  E drejta e votës është një e drejtë themelore, e cila duhet të ushtrohet me vullnet të lirë, në mënyrë të barabartë dhe transparente.

Për të mundësuar këtë transparencë zgjedhore, për herë të parë në Shqipëri do të aplikohet identifikimi elektronik, pajisja që garanton votim të sigurt, duke eliminuar krejtësisht shkeljet që mund të hasen në qendrat e votimit. Identifikimi elektronik ka si synim kryesor përshpejtimin e procesit të numërimit të votave, për të na njohur sa më shpejt me verdiktin e qytetarëve shqiptarë që do të votojnë më 25 prill. 

Pajisja e kompanisë lider “Smartmatic”, ka marrë pjesë në zgjedhjet e 5 kontinenteve, duke regjistruar 5 bilionë votues, me eficencë të plotë, pa paraqitur asnjë gabim. Në Shqipëri, zbatohet si një risi teknologjike, e cila i bashkohet punës së komisionerëve në çdo qendër votimi dhe ofron një ndihmë esenciale në procesin e votimit, duke i bërë këto zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Më datë 25 prill 2021, qytetarët shqiptarë do të mund të zgjedhin, votojnë dhe vendosin për zgjedhjet parlamentare, përmes sigurisë së plotë të identifikimit elektronik, duke shmangur plotësisht problemet e sigurisë në zgjedhje. 

Identifikimi elektronik do të shuajë konfliktet politike duke eleminuar dyshimet për votim abuzim, selektiv apo familjar, pasi është vetë pajisja që siguron transparencën si dhe tregon qartësisht rastet kur mund të tentohet të abuzohet me votën. 

Në momentin kur një zgjedhës tenton të votojë më shumë se një herë atëherë pajisja e evidenton pasi nuk lejohet të votojnë persona që nuk janë të regjistruar në atë qendër votimi. 

Ditën e zgjedhjeve, qytetari shqiptar do të shkojë në qendrën e votimit me kartë identiteti apo pasaportë dhe do të identifikohet përmes pajisjes PEI, ku përveç dokumentit do të japë edhe shenjat e gishtave që mund të regjistrohen vetëm një herë në pajisje, duke shmangur votimin e shumëfishtë dhe abuziv. 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike identifikimi elektronik ne zgjedhje zgjedhjet 25 prill 2021 identifikimi elektronik ne zgjedhje zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll