Politike

Veliaj e akuzoi si organizator të protestës për kafshët, Vojo Bregu: Kaosi psiqik i kryetarit është kombinuar me ankthin e

9 Prill 2021, 09:12 Nga DOSJA
Veliaj e akuzoi si organizator të protestës për kafshët,

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj teksa ishte i pranishëm mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’, ka përmendur Vojo Bregun për të cilin tha se bën pjesë në shoqatën e LSI-së e se ishte pjesë e organizatës së protestës së kafshëve.

Si për cdo shoqatë ka dhe rivaliteti. Ka shoqata që janë me LSI-në, që janë Vojo Bregu.’- është shprehur ai.

Ndërkohë për këtë deklaratë vetë Bregu është shprehur se është akuzuar si organizator i protestës për të drejtet e kafshëve. Bregu shkruan se do ishte gjëja më e mirë për Shqipërinë dhe për vetë Partinë Socialiste të çlirohej nga gjithë ky tension i brendshëm dhe mos t’i tremben kaq shumë humbjes së pushtetit.

POSTIMI:

Qënkam akuzuar mbrëmë si organizator i një proteste për të drejtat e kafshëve.  Rilindja është futur në vorbullën e errët të gjetjes së grupeve armiqësore. Pas çdo proteste i shfaqet LSI, pas çdo greve i shfaqet Ilir Meta, pas Animal Rescue Albania i qënkam shfaqur unë. Nuk është çudi të thonë edhe se pas Roza Latit ose Besës fshihen LRI bashkë me Lëvizjen e Gruas për Integrim. Përtej humorit gjendja ku ndodhet kjo qeveri dhe ajo parti është e mjerueshme. Kaosi psiqik i kryetarit është kombinuar me ankthin e humbjes, duke u reflektuar edhe tek ai që po vdes t’i zërë vendin. Do ishte gjëja më e mirë për Shqipërinë dhe për vetë Partinë Socialiste të çlirohej nga gjithë ky tension i brendshëm dhe mos t’i tremben kaq shumë humbjes së pushtetit. Kalimi në opozitë nuk është një makth por një domosdoshmëri e vetëpastrimit nga qelizat malinje si Veliaj & co për t’u ofruar shqiptarëve institucionin e opozitës së nesërme. 

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike erjon veliaj vojo bregu erjon veliaj vojo bregu

Sondazh

Poll