Politike

Mbeten në burg 20 protestues, LSI: Dhunë shtetrore e komanduar nga Rama

14 Maj 2019, 18:31 Nga DOSJA
Mbeten në burg 20 protestues, LSI: Dhunë shtetrore e komanduar nga

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim në një deklaratë për mediat ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Tiranës për të lënë në burg 20 protestues. Në deklaratë shtohet se LSI solidariszohet me të burgosurit, duke thënë se ata po mbahen padrejtësisht në qeli.

Mbajtja në burg e protestuesve të opozitës, është një akt tjetër më shumë që dëshmon dhunën shtetërore të komanduar nga Edi Rama, i cili i trembur nga frika e revoltës popullore, po përdor edhe drejtësinë njësoj siç bën me policinë, me shpresë se do të mund të ndalë uraganin e protestës qytetare”, shkruhet në deklaratë.

REAGIMI I PLOTË

Lëvizja Socialiste për Integrim, duke u solidarizuar me qytetarët protestues të mbajtur padrejtësisht në burg, me anë të një njoftimi për shtyp deklaron se:

Mbajtja në burg e protestuesve të opozitës, është një akt tjetër më shumë që dëshmon dhunën shtetërore të komanduar nga Edi Rama, i cili i trembur nga frika e revoltës popullore, po përdor edhe drejtësinë njësoj siç bën me policinë, me shpresë se do të mund të ndalë uraganin e protestës qytetare!

Nga ana tjetër, është dëshmia e rradhës e vendimeve të një drejtësie politike, që e vënë e gjitha nën thundrën e një pushteti të ngritur mbi krimin elektoral dhe që mbahet ende prej krimit të organizuar, po i shërben Edi Ramës me shpresë  se ky do të mund ta shpëtojë vetingut!

Mirëpo, ashtu sikundër as bombat me gazlotsjellës e paralizues, ashtu sikundër as dhuna e shkopinjëve të gomës se policëve shërbëtorë të krimit e jo të ligjit, edhe vendimet politike të gjykatësve shërbëtorë të krimit e korrupsionit, nuk e trembin dhe as e ndalin dot shpirtin e revoltës dhe vendosmërinë e protestës qytetare, e cila do të permbushë misionin e vet me largimin nga pushteti të Kryeministrit peng të krimit, që për interesat e pushtetit të vet, po mban peng të ardhmen europiane të Shqipërisë!

Kujtojmë se sot Gjykata la në burg 20 nga 50 të arrestuarit për protestën e opozitës të datës 11 maj. PD pas këtij vendimi hodhi akzua për gjyqtarin, për të cilin tha se është babai i nënkryetarit të FRESSH.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike burg per protestuesit gjykata e tiranes levizja socialiste per integrim opozita proteston burg per protestuesit gjykata e tiranes levizja socialiste per integrim opozita proteston

Sondazh

Poll