Bota

MALAJZI/ “Të vdes apo të jetoj?”, pas sondazhit në Instagram adoleshentja vret veten

15 Maj 2019, 07:45 Nga DOSJA
MALAJZI/ “Të vdes apo të jetoj?”, pas sondazhit në

MALAJZI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malajzi ku një 16-vjeçare ka vrarë vetën vetëm për hir të një sondazhi të kryer në Instagram. Ajo ka vendosur të provojë një aplikacion në, ku ka pyetur ndjekësit e saj të zgjedhin nëse do të jetojë apo do të vdesë.

Me sa duket pjesa më e madhe prej rreth 69% e votuesve, kanë zgjedhur opsionin ‘vdis’ dhe adoleshentja ka marrë vendimin drastik duke i dhënë fund jetës së saj.

Policia po heton ndjekësit e të ndjerës, duke kontrolluar të gjithë ata që votuan për vdekjen e adoleshentesh nga Malajzia.

Vdekja e saj nxiti një avokat që të sugjeronte se ata që votuan për të që të vdiste, mund të ishin fajtorë për nxitjen e vetëvrasjes.

Ministri i rinisë dhe sportit në Malajzi, Syed Saddiq Syed Abdul Rahman, tha se tragjedia theksoi nevojën për diskutime në nivel kombëtar për shëndetin mendor në vend. “Unë jam vërtet i shqetësuar për gjendjen e shëndetit mendor të të rinjve tanë,” – tha ai. “Është një çështje kombëtare që duhet marrë seriozisht.”

Burimi: The Guardian

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota adoleshentja instagram malajzi sondazh vret veten adoleshentja instagram malajzi sondazh vret veten

Sondazh

Poll