Bota

Alabama ndalon rreptësisht abortin, 10 deri në 99 vite burg për mjekët që shkelin ligjin

15 Maj 2019, 07:30 Nga DOSJA
Alabama ndalon rreptësisht abortin, 10 deri në 99 vite burg për

SHBA, Alabama– Senati shtetëror i Alabama-s, i kontrolluar nga republikanët, miratoi një ligj të martën për të nxjerrë jashtë ligjit abortin, duke e bërë atë një krim, nëse kryhet ky veprim në çdo fazë të shatzënisë.

Ka vetëm një rast përjashtues dhe ai është vetëm nëse shtatzënia përbën rrezik serioz për shëndetin e gruas.Masa nuk përmban asnjë përjashtim për përdhunim dhe incest, pasi ligjvënësit hodhën poshtë një amendament të martën, i cili do të kishte shtuar një përjashtim të tillë.

Legjislacioni kaloi me një votim duke vendosur rregulla të rrepta për çdo mjek që kryen një abort, i dënueshëm me 10 deri në 99 vjet burg. Gratë nuk do të përballeshin me dënime penale për veprimin e abortit.

Shtete të tjera, përfshirë Gjeorgjinë, kanë vendosur ndalime mbi abortin pas rreth gjashtë javësh në shtatzëni.

Ligjbërësit miratuan legjislacionin pas një debati që zgjati më shumë se katër orë, ku demokratët paraqitën një numër ndryshimesh në një përpjekje për ta bllokuar ligjin.

“Ju nuk keni për ta ngritur atë fëmijë. Ju nuk duhet ta mbani atë fëmijë. Ju nuk keni për të siguruar për atë fëmijë. Ju nuk keni për të bërë asgjë për atë fëmijë, por ende ju doni të merrni vendimin për atë grua “,- tha senatorja e shtetit, Vivian Davis Figures për ithtarët e projektligjit.

Projekt-ligji tashmë ka kaluar në një tjetër proces. Mbetet të nënshkruhet nga guvernatori i shtetit, Kay Ivey.

Kundërshtarët parashikojnë se legjislacioni do t’i shtyjë mjekët të largohen nga Alabama, që tashmë ka disa nga shkallët më të larta të vdekshmërisë foshnjore dhe kancerit të qafës së mitrës. Ka një sërë protestuesish që janë vënë kundra këtij ligji vetëm për arsyen se nuk përjashton rastet e përdhunimit.

Burimi: The Guardian

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota alabama ligji ndalohet aborti shba alabama ligji ndalohet aborti shba

Sondazh

Poll