Bota

Deputeti Milaim Zeka:Thaçi të mësojë nga Rugova, s’e fali kurrë Berishën, as në Kosovë s’e lejoji të futej

15 Maj 2019, 06:47 Nga DOSJA
Deputeti Milaim Zeka:Thaçi të mësojë nga Rugova, s’e

Kosovë- Deputeti i Nismës Social Demokrate në Kosovë, Milaim Zeka është shprehur se Ibrahim Rugova nuk e ka falur asnjëherë Sali Berishën dhe sipas tij kur ishte i gjallë nuk e lejoji ish-kryeministrin shqiptar të futej në Kosovë.

Zeka në reagimin e tij i ka bërë thirrje Hashim Thaçit se duhet të mësojë nga veprimet e Rugovës.

Reagimi i plotë:

Pse e konsideroje Rugoven burrshteti?

Ka pase durim deri ne qiell, ama atyre qe u ka rene vize, kurr me nuk i ka fale.

Sot e lexova nje interviste te presidentit Thaçi rreth Sali Berishes. Tha qe ka qene argat i Millosheviçit, edhe prap e ka falur. Ky eshte gabimi me kardinal i Thaçit, Veselit, Haradinajt, Limes, e shume te tjereve.

Rugova kurr nuk e ka falur Berishen. As doren nuk ia ka zgjate. Madje sa ishte ai gjalle, nuk e lejoi te hynte as ne Kosove. Prandaj mesoni ngapak nga Rugova. Nuk eshte turp. Nese e ke bindur Rugoven se dikush ka qene argat i Serbise, ky person ka qene i vdekur per te, e kunderta eshte me personat e lartpermendur. Keta ne fakt kane qene streha dhe mburoja e argateve te Beogradit. Keta njerez edhe i kan faktorizu, edhe i kane instalu neper pozitate me kyqe te shtetit te Burdushit…!!!

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ibrahim rugova milaim zeka sali berisha ibrahim rugova milaim zeka sali berisha

Sondazh

Poll