Bota

Doktorët i dhanë vetëm pak ditë jetë, Hamilton prek zemrat e të gjithëve me gjestin ndaj 5-vjeçarit

14 Maj 2019, 18:57 Nga DOSJA
Doktorët i dhanë vetëm pak ditë jetë, Hamilton prek

SPANJË– Fituesi i “Formula One”, Lewis Hamilton i ka dhuruar një nga autmojetet që përdoren për të garuar një djaloshi 5-vjeçar, të cilit mjekët i kanë dhënë vetëm një javë jetë. Kjo gjë nuk ka ndodhur pa një arsye të veçantë.

E gjitha kjo ka ardhur pas një mesazhi që vogëlushi i diagnostikuar me një lloj kanceri, tepër të rrallë, i kishte dërguar Hamilton në Instagram. “Përshëndetje Lewis Hamilton, pacc fat! Uroj të fitoni garën në Spanjë dhe ju falënderoj për dhuratat,”– shkruante Harry, i diagnostikuar me llojin e kancerit Ewing, në mesazhin e tij nga spitali.

 

 

Harry, you don’t know how much this message means to me buddy. Thank you so much, you are my inspiration today Harry. I will try to make you proud. You are such a strong boy, I wish I was as strong as you, I wanted the world to see how strong you are and ask everyone to send their best wishes and prayers to you during this hard time. Sending you love Harry. God bless you. Your friend, Lewis #keepfighting #nevergiveup #wewinandwelosetogether

A post shared by Lewis Hamilton (@lewishamilton) on

Më pas i vogli ishte kthyer për në shtëpi, pasi do të kalonte ditët e fundit të jetës.

Kaq ka mjaftuar që Hamilton të frymëzohet dhe të triumfojë në garën e madhe.

Ai e përshkruan 5-vjeçarin si një ëngjëll frymëzues. “Unë isha super-frymëzuar nga ky fëmijë që më dërgoi një mesazh. Ai ishte engjëlli im i shpirtit,”- shprehet fituesi i “Formula One”.

Më pas Mercedes bëri gati një nga makinat e saj për ta dërguar direkt e në shtëpinë e Harry, ku ai pritet gjithashtu të paraqitet me trofeun fitues të Hamiltonit nga gara e Barcelonës.

 

 

Prindërit e Harry-it tregojnë se nuk e kanë njohur nga afër Lewis, pro që u është dukur gjithmonë një njeri i këndshëm.

“Unë nuk e njoh Lewis, por unë mendoj se ajo që kemi parë është ajo që është një person i sinqertë, i mirë dhe i këndshëm. Ishte një mesazh i përzemërt dhe ai fitoi atë Grand Prix për Harry dhe kjo do të thotë shumë,”- tha babai i Harry-it

Charlotte Shaw, nëna e Harry-it, tha se në jetën e vogëlushit të saj tashmë ka buzëqeshje.

Ka buzëqeshje dhe lumturi në jetën e tij në një kohë kur ccdo kënaqësi e ka të kufizuar. Është kaq e veçantë të shohësh Harry-in të lumtur,”- thotë ajo.

Tashmë familja Shaw ka ngritur një faqe bamirësie për të mbledhur para që do ët shërbejnë për studime më të thella të kësaj sëmundjeje. Deri më tani janë mbledhur mbi 15,000 funte.

Mercedes gjithashtu i ka mbështetur në mbledhjen e fondeve.

 

 

A huge well done from Harry. He’s very proud of you @lewishamilton and @mercedesamgf1 !??https://giantpledge.com/harrysgiantpledge now lets raise some cash for cancer research! #nevergiveup #keepfighting #letsjustgetitdone

A post shared by Harry Shaw (@harryspledge5) on

(f.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 5-vjecari me kancer formula one gjesti ndaj 5-vjecarit grand prix harry shaw lewis hamilton spanje 5-vjecari me kancer formula one gjesti ndaj 5-vjecarit grand prix harry shaw lewis hamilton spanje

Sondazh

Poll

Bota 14 Maj 2019, 15:31

KARAIBE– Kreu i kompanisë Coca Cola në Greqi, Alki David ka rënë në pranga së bashku me partnerin e tij të biznesit miliarder. Dyshja u arrestuan teksa nd...