Bota

Kadetja e FSK-së, Iliriane Bunjaku do ta marrë çmimin prestigjioz të Akademisë Ushtarake britanike

9 Prill 2021, 09:04 Nga DOSJA
Kadetja e FSK-së, Iliriane Bunjaku do ta marrë çmimin

KOSOVË- Nëntogerja Iliriane Bunjaku do të nderohet sot me çmimin Shpata Ndërkombëtare e cila i jepet kadetit me performancën më të lartë nga Akademia Ushtarake e Mbretërisë së Bashkuar.

Ambasada e Britanisë në Kosovë ka shkruar se Bunjaku ka bërë përpjekje të mëdha në një garë tepër të fortë për të fituar çmimin.

“Ajo luftoi në një garë tepër të fortë për të fituar çmimin, i cili reflekton performancën e saj të jashtëzakonshme, duke demonstruar qëndrueshmëri fizike, guxim dhe aftësi të vërteta drejtuese gjatë gjithë kursit. Urime për një arritje të pabesueshme Iliriane! Ky çmim do t’i prezantohet nga Shefi i Stafit të Mbrojtjes Gjeneral Nicholas Carter. Ky është një moment tepër krenar për ne dhe tregon profesionalizmin dhe aftësinë e FSK-së. Deri më tani Mbretëria e Bashkuar ka trajnuar 23 pjesëtarë të FSK-së në Akademinë prestigjioze Sandhurst.”- thuhej në njoftim.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora fsk iliriane bunjaku fsk iliriane bunjaku

Sondazh

Poll