Bota

Ekzekutuan Grineo Dakën në Britani, një nga të akuzuarit vdiq në burg tjetri mohon akuzat

9 Prill 2021, 08:50 Nga DOSJA
Ekzekutuan Grineo Dakën në Britani, një nga të akuzuarit

BRITANI- Në gjykatën e krimeve të rënda Old Baily të Londrës ka nisur procesi gjyqësor ndaj disa shqiptarëve në 7 Korrik 2019 vranë Grineo Dakën. Ekzekutimi ndodhi në një bilardo në zonën Leyton në Lindje të Londrës ku jeton një komunitet i madh shqiptarësh.

Sipas Metro.uk, në ditën e parë të procesit gjyqësor, prokurorja tha se personi i cili goditi për vdekje me pistoletë Dakën ishte Liridon Saliuka i cili duhet të ishte në bankën e të akuzuarve por ai ndërroi jetë në burg në Janar 2020. Sipas prokurores ishte Saliuka që solli në bilardo pistoletën duke ia dhënë Jeton Krasniqit i cili kreu ekzekutimin.

Grineo Daka, 27 vjeç, u vra me armë në Klubin Phoenix Snooker në Leyton, Londrën lindore, më 7 korrik 2019. Daka, i cili punonte në Celebrity Barbers në Manor Park, u godit një herë në gjoks. Vrasësi i tij,  Jeton Krasniqi, 27 vjeç, thuhet se ka hyrë në klub dhe ka qëlluar Dakën pasi kishte mbledhur armën nga bashkatdhetari i tij Liridon Saliuka.

Krasniqi, nga Dagenham, në lindje të Londrës, mohon vrasjen dhe plagosjen me qëllim ndërsa Edison Brahimi, 30 vjeç, nga Camden, në veri të Londrës, thuhet se e kishte përzënë çiftin nga vendi i ngjarjes dhe kishte penguar hetimin e policisë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora grineo daka grineo daka

Sondazh

Poll