Bota

Ishte prekur me COVID, 24-vjeçarja në Kosovë humb jetën vetëm pak ditë pasi lindi foshnjën

9 Prill 2021, 07:05 Nga DOSJA
Ishte prekur me COVID, 24-vjeçarja në Kosovë humb jetën

KOSOVË– Një 24 vjeçare nga Kosova e infektuar me COVID-19 ka humbur jetën vetëm pak ditë pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj.

Mjekët në spitalin QKUK-së në Kosovë bëjnë me dije se 24 vjeçarja ka pasur probleme me frymëmarrjen, gjë e cila i ka detyruar ta operojnë dhe të sjellin në jetë foshnjën e saj.

Siç njofton drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ajo ka ardhur me COVID tek ne dhe në javën e 34-të është dashur ta operojmë për shkak se kishte probleme me frymëmarrjen”, ka thënë Ismaili.

Ismaili ka shpjeguar se menjëherë pas lindjes e ndjera ishte transferuar në Klinikën Sportive.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora kosove nderron jete 24 vjecarja kosove nderron jete 24 vjecarja

Sondazh

Poll