Bota

Arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali, rebelohet para policisë

9 Prill 2021, 07:50 Nga DOSJA
Arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali, rebelohet para

ITALI-Një 32- vjeçar shqiptar me iniciale H.K është arrestuar nga policia italiane diten e djeshme në Pecara.

Agjensia e policise se shtetit Volante, duke bërë një patrullë në Pescara përgjatë Corso Vittorio Emanuele, u ndesh me një skenë të çuditshme ku një burrë po vraponte dhe po kërkontë ndihmë ndërsa një tjetër po e ndiqte nga pas me qëllim që ta ndalonte sipas mediave italiane.

Teksa policia po përpiqej të kuptronte se çfarë po ndodh me ta, personi që po ndiqte tjetrin filloi të ofendote dhe të kërcënonte policinë para të gjithë kalimtarëve. Në mënyrë që të shmangnin problemet e mëtejshme policia u detyrua ta prangoste dhe e mori brenda makinës së shërbimit ku shqiptari nuk u bind as aty dhe i theu xhamin e derës së pasme të djathtë. Një patrullë tjetër erdhi dhe e tranportoi atë ne rajoni e Policisë.

Personi i sulmuar i tha policisë se atij iu afrua shtetasi shqiptar i arrestuar i cili u përpoq t’i merrte celularin.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota arrestohet 32- vjeçari shiptar policia volante arrestohet 32- vjeçari shiptar policia volante

Sondazh

Poll