Bota

Çifti helmohet me monoksid karboni gjatë pushimeve, arrestohet pronari i hotelit

9 Prill 2021, 07:22 Nga DOSJA
Çifti helmohet me monoksid karboni gjatë pushimeve, arrestohet

AFRIKË-Pas një viti hetimesh mbi vdekjen e çiftit të ri në rezortin Kliphuis Guesthouse, në Kepin Lindor të Afrikës së Jugut, raporti i toksikologjisë zbuloi helmimin fatal nga monoksidi i karbonit në gjakun e tyre dhe për këtë gjë është arrestuar pronari i hotelit ku ata po pushonin.

Trupat e pajetë të 25 vjeçarit Jean Vosloo, dhe 28 vjeçares Mari Hoon, u gjetën në dhomën e tyre vitin e kaluar. Çifti i fejuar nga Gauteng po qëndronin në hotelin e, Kevin Pretorius të vendosur brenda një ferme, për një pushim fundjave, së bashku me një mikun e tyre raporton The Sun.

Pronari i hotelit 47 vjeçar, ka dalë në gjyq për vrasjen “e përkryer” dhe  përballet me dy akuza vrasjeje, si rezultat i një hetimi të gjatë të rrethanave nga policia.

Policia tha se beson se gazi vrasës ka rrjedhur nga bolieri i ujit por detajet e sakta të hetimit që solli ngritjen e akuzave nuk janë publikuar.

“Arrestimi i Pretorius vjen pas një hetimi të gjatë”, tha rreshterja e policisë Majola Nkohli.

(E.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota jean vosloo kevin pretorius majola nkohli. mari hoon vrasja e çiftit ne afrike jean vosloo kevin pretorius majola nkohli. mari hoon vrasja e çiftit ne afrike

Sondazh

Poll