Aktualitet

I doli numri te bisedat në ‘WhatsApp’! 6 orë në Komisariat, lirohet ish-drejtori i Aviacionit Civil, Petrit Sulaj, dëshm

9 Prill 2021, 06:59 Nga DOSJA
I doli numri te bisedat në ‘WhatsApp’! 6 orë në

TIRANË– Petrit Sulaj, ish-drejtori i Aviacionit Civil është liruar pas gjashtë orësh marrje në pyetje në Komisariat. Sulaj u shoqërua mbrëmjen e djeshme, pasi numri i tij i celularit doli tek bisedat telefonike të kontrollorëve ajrorë që janë prangosur nga Policia.

Ish-drejtori Sulaj gjatë marrjes së tij në pyetje ka bërë me dije se vetë nuk është pro ndërprerjes së punës nga kontrollorët, por për dialog mes tyre dhe qverisë. 

“Nuk kam pasur asnjë rol në këtë vendimmarrje. Kam njohje personale me disa prej kontrollorëve dhe ndaj vijon dhe komunikimin me ta”- mësohet të ketë thënë ai.

Kreu i Sindikatës, Armando Fezga, përgjegjësja e turnit, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini janë vënë në pranga pasi akuzohen se janë organizatorë të kësaj proteste. Ndërsa mbi 20 të tjerë janë shoqëruar në Polici për t’u marrë në pyetje, ndërsa më pas janë lënë të lirë.

Ndërkohë, fluturimet kanë rinisur normalisht ditën e sotme në Rinas, pasi qeveria ka kontraktuar kontrollorë nga Turqia.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet lirohet petrit sula petrit sulaj shoqerohet ne polici petrit sulaj lirohet petrit sula petrit sulaj shoqerohet ne polici petrit sulaj

Sondazh

Poll