Aktualitet

Pas dy ditësh bllokimi! Sot rifillojnë fluturimet, rikthehet normaliteti në Aeroportin e Rinasit (LISTA & ORARET)

9 Prill 2021, 06:04 Nga DOSJA

TIRANË– Ditën e sotme është ngritur avioni i parë me pasagjerë nga Aeroporti i Rinasit, pas më shumë se 48 orësh bllokim. Pas mbërritjes në vend të kontrollorëve turq dhe grekë që do të asistojnë kompaninë deri në mbylljen e hetimeve dhe zbardhjen e çështjes që çoi në bllokimin e trafikut për më shumë se 24 orë, rinisin fluturimet.

Sot ka nisur normalisht puna dhe aktualisht po vijojnë me Check in udhëtarët për në Bolonja dhe Bruksel. Fluturimet e para që parashikohen të bëhen paraditen e sotme, të konfirmuara dhe nga TIA janë ai me Bolonjën e Italisë apo me Brukselin.

Lajmin për rikthimin e normalitetit e ka bërë edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku shkruan se sot në orën 09:00 shënohet dhe fundi i krizës së bllokimit të punës nga greva e kontrollorëve të AlbControl. “Duke filluar nga ora 09:00 e ditës së sotme, operimet në aeroportin e Rinasit dhe në hapësirën ajrore shqiptare kthehen në normalitet“, ka shkruar Balluku.

Ndërkohë që ditën e djeshme, linja Tiranë-Dubai dhe anasjelltas funksionoi nëpërmjet aeroportit të Podgoricës dhe pasagjerët u çuan dhe u morën prej andej nga vetë autoritetet aeroportuale shqiptare.

I gjithë bllokimi ndodhi ditën e mërkurë në orët e para të mëngjesit, kur kontrollorët e trafikut ajror vendosën të bënin një grevë duke lënë kështu vendin e punës bosh. Për situatën e krijuar policia ka arrestuar tre kontrollorë të trafikut ajror, kreun e sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini, pas kallëzimit në Prokurori nga AlbControll,si nxitës të bllokimit të punës në Rinas.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet rinisin fluturimet ne rinas rinisin fluturimet ne rinas

Sondazh

Poll