Aktualitet

Sherr me thika në Yzberisht! Dy vëllezërit zihen 34-vjeçarin, jashtë rrezikut në spital. Policia i shpall në kërkim (EMR

9 Prill 2021, 06:32 Nga DOSJA
Sherr me thika në Yzberisht! Dy vëllezërit zihen

TIRANË– Sherr me thika në periferi të Tiranës. Mbrëmjen e djeshme, dy vëllezër janë konfliktuar për arsye banale me 34-vjeçarin Valter Çela. Në debat e sipër, dy vëllezërit Bruno dhe Mario Basha kanë nxjerrë armën dhe kanë plagosur të riun.

34- vjecari u transportua në spital, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Policia ka shpallur nër kërkim dy vëllezërit Basha. Ndërkohë që grupi hetimor ka nisur nga puna për zbardhjen e shkakut të sherrit që ka shkaktuar edhe plagosjen. 

“•Më datë 08.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e  shtetasve B. I(B)., 29 vjeç, dhe M. B., (B), 26 vjeç, sepse  në rrugën “Veli Dedi”, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. Ç, 34 vjeç, dhe me sende të forta shtetasin E. Sh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre,”-thuhet në njoftimin e Policisë. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bruno basha mario basha policia e shtetit tirane valter çela bruno basha mario basha policia e shtetit tirane valter çela

Sondazh

Poll