Aktualitet

Ish-drejtori i buxhetit të KLSH-së nxjerr tenderat e Albcontrol: Tregojnë kapjen e shtetit dhe një ekonomi jo konkurruese

8 Prill 2021, 20:40 Nga DOSJA
Ish-drejtori i buxhetit të KLSH-së nxjerr tenderat e Albcontrol:

TIRANË– Ish-drejtori i buxhetit të KLSH-së, Azmi Stringa ka publikuar prokurimet e Albcontrol. Në një status në profilin e tij në Facebook, Stringa shkruan se këto prokurorime tregojnë se tregjet dhe shteti shqiptar është i kapur.

Në prokurime vihet re se fitues janë vetëm dy kompani në shumë tendera, SIGAL dhe ANSIG. Për këtë arsye, Stringa shkruan se ky është problemi i kolusionit në tregje të kapur.

Statusi i plotë:

TENDERAT E ALBCONTROL TREGOJNE PROBLEMIN E KOLUSIONIT NE TREGJE TE KAPURA!

U nisa dje per te pare prokurimet e ALBCONTROL, dhe gjeta qe keto prokurime tregojne shume jo vetem per kapjen e ALBCONTROL por edhe per kapjen e shtetit dhe nje ekonomi jo konkuruese, duke qene se jane industri e rregulluar dhe subjekt i Autoritetit te Konkurences. Me poshte tenderat per sigurime te ALBCONTROL. Me thoni ju ne jane ne konkurence apo kolusion, ku ndahen kontratat ndermjet aktoreve:

Viti Fondi Limit Vlera Kontrates VL/FL Fitues

2017 10,000,000 9,879,987 98.8% SIGAL

2018 10,000,000 9,877,100 98.8% SIGAL

2019 10,000,000 9,647,400 96.5% SIGAL

Viti Fondi Limit Vlera Kontrates VL/FL Fitues

2017 13,000,000 12,996,000 99.99% ANSIG

2018 13,000,000 12,996,000 99.99% ANSIG

2019 13,000,000 12,996,000 99.99% ANSIG

Viti Fondi Limit Vlera Kontrates VL/FL Fitues

2018 3,000,000 2,999,800 99.9% ANSIG

2019 3,000,000 2,999,800 99.9% ANSIG

2020 3,000,000 2,899,000 96.7% ANSIG

2021 3,000,000 2,890,000 96.3% ANSIG

Viti Fondi Limit Vlera Kontrates VL/FL Fitues

2017 140,000,000 139,600,000 99.7% ALBISIG

2018 140,000,000 139,480,085 99.6% ALBISIG

2019 140,000,000 139,493,470 99.6% ALBISIG

Viti Fondi Limit Vlera Kontrates VL/FL Fitues

2018 75,000,000 74,749,400 99.7% ALBISIG

2019 75,000,000 74,747,200 99.7% ALBISIG

2020 75,000,000 74,745,000 99.7% ALBISIG

Sa me lart eshte domethenese shume. Perpara se te merremi me te mjerret kontrollore, te merremi me tregjet e kapura dhe nderveprimin oligark ente publike, ku entet rregullatore flejne gjume dhe sjane te pavarura.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet azmi stringa azmi stringa

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Prill 2021, 18:46

Aksident në portin e Durrësit, plagoset 1 person 

DURRËS- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një makinë është kthyer përmbys duke lënë të pl...