Aktualitet

Zbulohet laboratori me 205 bimë kanabisi në Kurbin! Shpallet në kërkim drejtori i Kadastrës Edmond Stojani, në pranga nipi

9 Prill 2021, 06:59 Nga DOSJA
Zbulohet laboratori me 205 bimë kanabisi në Kurbin! Shpallet në

KURBIN- Buzë rrugës, brenda një ferme bagëtish në Fushë-Gjormë të Kurbinit po rriteshin 205 bimë kanabisi. Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “Gjormë 2021”, gjatë së cilit në pranga ka rënë 24-vjeçari Vranicki Hisku dhe në kërkim është shpallur drejtori i Kadastres së Kurbinit, Edmond Stojani.

41-vjeçari së bashku me nipin 24-vjeçar, Vranicki Hiskun, i cili është arrestuar në flagrancë, kishin kthyer katin e dytë të stallës së bagëtive në një ambient të përshtatur për rritjen e bimëve narkotike.

Kati i tyre ishte mbushur me llampa, aspiratorë dhe filtra ajrimi, ndërsa ishin mbjellë 205 bimë. Ndërkohë që Policia ka sekuestruar në pronën e 21-vjeçarit një armë zjarri pushkë me dylbi të montuar. I gjithë operacioni, përfshirë edhe pamjet nga brenda magazinës, janë dokumentuar me pamje. 

Të dy, si Stojani dhe Hisku akuzohen për kryerjen e veprave penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Ndërkohë që hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Po ashtu, një hetim paralel ka nisur edhe nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të cilët dyshojnë se operacioni është dekonspiruar pasi Stojani ka mundur që t’i shpëtojë prangave të Policisë. Edhe nipi i drejtorit të Kadastrës po përgatitej për t’u larguar nga banesa por është kapur në kohë nga efektivët. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edmond stojani operacioni “gjormë 2021” vranicki hisku edmond stojani operacioni “gjormë 2021” vranicki hisku

Sondazh

Poll