Politike

Ferdinand Xhaferaj publikon mesazhet: Arben Isaku, drejtori i Rilindjes në Durrës kërcënon vartësit

8 Prill 2021, 18:28 Nga DOSJA
Ferdinand Xhaferaj publikon mesazhet: Arben Isaku, drejtori i Rilindjes në

DURRËS– Drejtuesi i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka publikuar disa mesazhe, ku sipas tij shihet se Arben Isaku, Drejtori i Departamentit Ligjor në Durrës, kërcënon punonjësit. Në mesazhin dërguar punonjësve, sipas Xhaferrajt Isaku po shamtazhon qytetarët për vota. 

“Arben Isaku duhej të ishte para drejtësisë si një ndër përgjegjësit për legalizimet pa kriter, të cilat cuan në 51 viktima gjatë tërmetit të 26 Nëntorit, por në fakt është një nga Drejtorët e Rilindjes në Durrës që po përdorin cdo metodë për të dhunuar punonjësit e administratës para 25 Prillit. Në këtë mesazh dërguar nëpunësve të Bashkisë, Isaku si një shërbëtor i paskrupullt i interesave të ngushta të Rilindjes, i urdhëron punonjësit të lënë punën për tu marrë vetëm me sigurimin e votave për Partinë Socialiste. Madje, duke i kërcënuar vartësit e tij, ai kërkon evidentimin e votuesve gri në qytet për t’i shantazhuar apo joshur më pas me metoda kriminale që i di vetëm Rilindja e Ramës. Shumë homologë të tij përdorin të njejtat metoda shantazhimi karshi nëpunësve, të cilët kërcënohen hapur me vendin e punës. Duket qartë se në Shqipërine e Rilindjes, për tu bërë drejtor nuk duhet të kryesh funksionet e institucionit por ato të Partisë. Ky denigrim i shtetit dhe institucioneve do të marrë fund më 25 Prill dhe bashkë me të edhe shërbëtorët shantazhues të Rilindjes,”- shkuan Xhaferraj.

(f.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike arben isaku ferdinand xhaferaj zgjedhjet 25 prill 2021 arben isaku ferdinand xhaferaj zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll