Aktualitet

Shoqërohet në polici ish-drejtori i Aviacionit Civil Petrit Sulaj

8 Prill 2021, 18:54 Nga DOSJA
Shoqërohet në polici ish-drejtori i Aviacionit Civil Petrit Sulaj

TIRANË– Ish-drejtori i Aviacionit Civil Petrit Sulaj, është shoqëruar në polici. Mësohet se Sulaj ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë, ku po merret në pyetje në lidhje me protestën e kontrollorëve që nisi një ditë më parë.

Kreu i Sindikatës, Armando Fezga, përgjegjësja e turnit, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini janë vënë në pranga pasi akuzohen se janë organizatorë të kësaj proteste.

Ndërsa mbi 20 të tjerë janë shoqëruar në Polici gjatë natës për t’u marrë në pyetje, ndërsa më pas janë lënë të lirë. Ndërkohë, kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga bllokimi i Rinasit, situata po normalizohet dhe avioni i parë që mban një ngarkesë vaksinash është ulur. Sot nisën fluturimet esenciale, ndërsa nga nesër do të mund të jenë funksionale edhe ato komerciale.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e kontrolloreve ne rinas shoqerohet ne polici petrit sulaj protesta e kontrolloreve ne rinas shoqerohet ne polici petrit sulaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Prill 2021, 18:46

Aksident në portin e Durrësit, plagoset 1 person 

DURRËS- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një makinë është kthyer përmbys duke lënë të pl...