Aktualitet

Me një ditë vonesë, mbërrijnë 100 mijë vaksina kineze në Rinas, Rama: I bllokoi tentativa çmendurake. Balluku: Për shka

8 Prill 2021, 14:40 Nga DOSJA
Me një ditë vonesë, mbërrijnë 100 mijë vaksina

TIRANË– Me një ditë vonesë, për shkak të protestës së kontrollorëve të Albcontrol, në orën 15:00 është ulur avioni i parë me ngarkesën e radhës të vaksinave kineze. Në një video të publikuar nga vetë kryeministri Rama shihet avioni me ngarkesën e vaksinave.

Punonjësit përkatës marrin kuritë me vaksina, i hipin në auto-ambulanca dhe më pas nisen drejt Tiranës. Vetë Rama shkruan krah pamjeve se sot kanë mbërritur 100 mijë doza të tjera kineze nga kontrata e firmosur me distributorin turk. Kreu i qeverisë bëri edhe njëherë fajtorë kontrollorët dhe protestën e tyre, të cilën e konsideroi ‘tentativë çmendurake’ për vonesën e vaksinave.

Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anticovid. Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar e me të ardhura të larta për Shqipërinë,”– shkruan Rama krah pamjeve. 

Të pranishme në aeroport ishin edhe ministres Belinda Balluku dhe ajo e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Balluku tha se ngarkesa me 100 mijë doza vaksinash kineze u vonua për shkak të protestës së paligjshme të kontrollorëve. Të njëjtën gjë përsëriti edhe Manastirliu e cila shtoi se vonesa që u shkaktua nga protesta e kontrollorëve mund të kishte bërë që të humbisnim këto vaksinat. Sipas Manastirliu, javën që vjen do të mbërrijnë në Shqipëri edhe 100 mijë doza të tjera vaksinash kineze.

Gjatë vizitës së fundit që kryeministri Edi Rama pati në Turqi, tha se kishte siguruar 1.2 milionë dozash vaksina kineze Sinopharm që do të vinin nga Stambolli ku ndodhet  distributori turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”. Rama tha se kontrata ishte firmosur fillimisht për 500 mijë doza që do të vijnë të ndara në disa ngarkesa. Herën e parë erdhën 192 mijë doza.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e kontrolloreve ne rinas vaksina kineze ne shqiperi protesta e kontrolloreve ne rinas vaksina kineze ne shqiperi

Sondazh

Poll