Aktualitet

Dhunë ndaj policisë, shitje e lëndëve narkotike dhe thyerje e masave anti-Covid, arrestohen 3 persona

8 Prill 2021, 15:23 Nga DOSJA
Dhunë ndaj policisë, shitje e lëndëve narkotike dhe thyerje

TIRANË- 3 persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier për shkak se kanë thyer rregullat anti-Covid, kanë ushtruar dhunë ndaj policisë dhe për trafikim të lëndëve narkotike. Personi me iniciale M.R është gjobitur mbrëmë me shifrën 3,000,000 lekë pasi ka thyer rregullat anti-Covid duke mbajtur lokalin hapur pas fashës orare 20:00. Personi me iniciale A.G është arrestuar për shkak se ka ushtruar dhunë mbi punonjësin e policisë, i cili po plotësonte masën administrative për personin me iniciale M.R. Ndërkohë që një person tjetër me iniciale M.S është arrestuar për shkak se i është gjetur me vete lëndë narkotike.

Njoftimi i plotë:

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Mbante hapur lokalin jashtë fashës orare dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë pronari i lokalit dhe 1 shtetas tjetër.

Gjobitet me masë administrative 3.000.000 lekë, pronari i lokalit, për shkelje të Aktit Normativ.

Arrestohet edhe 1 shtetas tjetër, pasi iu gjet një sasi me fara cannabis sativa.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në lagjen “Apollonia”, Fier, punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Fier kanë konstatuar të hapur jashtë fashës orare lokalin në pronësi të shtetasit M.(R). M. Gjatë kohës që punonjësit e Policisë po plotësonin masën administrative për ushtrimin e aktivitetit në kundërshtim me Aktin Normativ, ata janë kundërshtuar me dhunë dhe janë goditur nga pronari i lokalit dhe shtetasi A. G., i cili ndodhej në lokal.

Shtetasit A. G., 25 vjeç, banues në Hamil, Fier dhe M.(R). M., 38 vjeç, banues në Fier janë shoqëruar në Komisariat dhe në përfundim të veprimeve procedurale është bërë arrestimi i tyre në flagrancë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” kryer në bashkëpunim.

Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, është vendosur masa administrative 3.000.000 lekë për pronarin e lokalit, shtetasin M.(R). M.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasit M. S., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Savrës”, në automjetin tip “Nissan” që drejtonte ky shtetas, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi me fara cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll