Aktualitet

Manastirliu: Janë vaksinuar 25 mijë e 720 arsimtarë deri më tani

8 Prill 2021, 17:15 Nga DOSJA

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se  deri tani janë vaksinuar 25,720 arsimtarë. Në një postim në Twitter, Manastirliu shkruan se do të vijojnë planin e tyre të vaksinimit dhe se çdo ditë e më shumë janë duke iu afruar dritës së tunelit.

 “Vijojmë pa u ndalur me planin tonë të vaksinimit masiv.  Çdo ditë e më shpejt jemi duke iu afruar dritës në fund të tunelit“, shkruan Manastirliu.

Që nga fillimi i vaksinimit në Shqipëri janë vaksinuar në total 232 379 persona.

(I.A;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi masiv ne shqiperi ogerta manastirliu vaksinimi ne shqiperi nis vaksinimi masiv ne shqiperi ogerta manastirliu vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll