Aktualitet

Shtatë auto-ambulanca njëra pas tjetrës, momenti kur vaksinat anti-Covid dalin nga aeroporti i Rinasit, nisen drejt Tiranës

8 Prill 2021, 14:29 Nga DOSJA
Shtatë auto-ambulanca njëra pas tjetrës, momenti kur vaksinat

TIRANËDosja.al ju sjell pamjet e auto-ambulancave që kanë marrë vaksinat kineze të radhës anti-covid, që erdhën sot nga Stambolli. Pas më shumë se 24 orë bllokim të aeroportit, sot u ul avioni i parë në Rinas dhe solli dozat e radhës të vaksinave.

Auto-ambulancat, pas marrjes së kutive me vaksina, janë nisur njëra pas tjetrës drejt Tiranës. Ende nuk dihet se sa doza kanë mbërritur saktësisht sot, të cilat u pritën nga ministrja Ogerta Manastirliu dhe ministri Arben Ahmetaj.

Gjatë vizitës së fundit që kryeministri Edi Rama pati në Turqi, tha se kishte siguruar 1.2 milionë dozash vaksina kineze Sinopharm që do të vinin nga Stambolli ku ndodhet  distributori turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”. Rama tha se kontrata ishte firmosur fillimisht për 500 mijë doza që do të vijnë të ndara në disa ngarkesa. Herën e parë erdhën 192 mijë doza.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi masiv ne shqiperi vaksina kineze ne shqiperi nis vaksinimi masiv ne shqiperi vaksina kineze ne shqiperi

Sondazh

Poll