Politike

Fushata anti-korrupsion në Shqipëri nga Ambasada Amerikane, i ftuar Celibashi: Nxis të rinjtë të votojnë

8 Prill 2021, 17:10 Nga DOSJA
Fushata anti-korrupsion në Shqipëri nga Ambasada Amerikane, i ftuar

TIRANË- Ambasada Amerikanë ka filluar ditën e sotme fushatën e tyre anti-korrupsion me të rinjtë në Tiranë, ku i ftuar ka qënë Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi. Në një postim që ka bërë në Facebook, ambasada shkruan se Celibashi gjatë takimit ka folur për ndryshimet në Kodin Zgjedhur dhe për të gjithë mekanizmat që KQZ do të ndjekë për të monitoruar zgjedhjet. Celibashi gjithashtu ka nxitur të rinjtë që të votojnë në zgjedhje dhe të jenë qytetarë të angazhuar.

Postimi i plotë: 

“Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane filluan sot fushatën e tyre anti-korrupsion me serinë e Youth Talk, ku Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Z. Ilirjan Celibashi ishte folësi i ftuar. Z. Celibashi foli për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe mekanizmat që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përdor për të monitoruar partitë politike gjatë zgjedhjeve. Anëtarët e Këshillit Rinor bënë pyetje në lidhje me procesin e verifikimit të kandidatëve dhe hapësirat e përfshirjes së të rinjve në administrimin e procesit zgjedhor. Z. Celibashi i nxiti të rinjtë që të votojnë dhe të jenë qytetarë të angazhuar në mënyrë aktive!”, shkruan ambasada në Facebook.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ambasada e shba ilirjan celibashi zgjedhjet 25 prill 2021 ambasada e shba ilirjan celibashi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll