Politike

“Shoh kudo ngazëllimin e qytetarëve”/ Basha: Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë 

8 Prill 2021, 16:10 Nga DOSJA
“Shoh kudo ngazëllimin e qytetarëve”/ Basha: Këto

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha, ka deklaruar se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në të gjithë historinë e Shqipërisë. Në një postim në Facebook, Basha ka shkruar se nga këto zgjedhje do të vendoset nëse ndryshimi do të vijë në vend apo do të kemi më shumë dështime. Basha ka marrë shembullin e aeroportit të Rinasit , ku ka shkruar se ai ka vendosur interesat e tij mbi interesat e shqiptarëve. Ai gjithashtu ka shkruar se kudo që shkon shikon ngazëllimin e shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Këto zgjedhje do të vendosin nëse do të ndryshojmë dhe anëtarësohemi në BE ose do të vazhdojmë me Ramën për akoma dhe më shumë dështime. Edhe ajo që po ndodh me aeroportin e Rinasit është dështimi i radhës i një njeriu që i ka vendosur interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari. Ndryshimi është në duart tuaja, është në votat tuaja. Kudo shoh ngazëllimin e qytetarëve shqiptarë. Le të sjellim së bashku fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë! Le të arrijmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne!

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll