Politike

VIDEO/ Rama pranon rëndësinë e kontrollorëve: Nuk zëvendësohen sa hap e mbyll sytë, luftuam gjithë natën për vaksinat.

8 Prill 2021, 16:07 Nga DOSJA
VIDEO/ Rama pranon rëndësinë e kontrollorëve: Nuk

GJIROKASTËR– Kryeministri Edi Rama ka pranuar rëndësinë e kontrollorëve nga Gjirokastra. I pranishëm në nje takim me kandidatët për deputete, Rama tha se ata janë punonjës që nuk zëvendësohen sa hap e mbyll sytë, por që i kishin bërë edhe planet në mënyrë djallëzore.

Kryeministri shtoi se ka luftuar gjithë natën që të mos iknin vaksinat në një tjetër vend, pasi Covid-19 ka bërë që vendet të kacafyten dhe është luftë për mbijetesë. Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të Gjirokastrës që të mos lejojnë që të kthehen mbrapa dhe që votën ja japin më 25 prill për Partinë Socialiste. Rama tha se duhet të rilindë vendi dhe se nuk mund të lejojë që të kthehen më pas.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryeopozitarit Lulzim Basha. I pranishëm në Gjirokastër, referuar fjalëve të Bashës, i cili situatën në Rinas e konsideroi si një dështim të kryeministrit, Rama tha se kreu i PD-së është një kukull. Sipas kryeministrit, Basha flet kur e kurdisin ata që e kanë vënë përpara.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll